Paçarizit të Prizrenit, pritet t’i bashkohet në “valle” edhe Ejup Maqedonci – Kaq vota ka humbur ministri i Mbrojtjes në Podujevë deri më tani
Kosova tashmë ka hyrë në rinumërim të plotë të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, pasi u gjetën mospërputhje të mëdha në rezultatet e kandidatëve në Komunën e Prizrenit, raporton Periskopi.
Teksa ka nisur rinumërimi i votave edhe nëpër komunat e tjera, duket se kjo mospërputhje pritet të vazhdojë edhe ne Komunën e Podujevës.
Edhe pse janë rinumëruar vetëm 10 % e votave, disa kandidatëve të VV-së, u janë hequr qindra vota. Ndër ta është edhe , Ejup Maqedonci, ministri në detyrë i Mbrojtjes.
Maqedoncit deri më tani i janë larguar 288 vota, ku nëse vazhdohet me këtë trend, deri në 100% kur të bëhet rinumërimi i plotë do të i largohen rreth 3000 vota.
Pos tij, të tjerë kandidatë që u janë larguar vota nga LVV janë edhe Vendenis Lahut 246 vota, dhe Adelina Stublla 174 vota.




