Pacolli dhe i vëllai i Hashim Thaçit prishin miqësinë pas akuzave të Vetëvendosjes për plaçkitje të mërgitmarëve
Edhe pse fotografitë e dëshmojnë miqësinë e mirë që kishin, Vetëvendosje ka shkaktuar përplasje mes Gani Thaçit dhe Rrahim Pacollit. Vetëvendosje akuzoi dy zyrtarët e lartë në Byronë e Sigurimeve të Kosovës, se po plaçkisin mërgimtarët duke aplikuar pagesat për polisat e sigurimit.
Miqësia e tyre mori fund dhe dy protagonistët filluan akuzat ndaj njëri-tjetrit.
Pacolli reagoi duke thënë se emri i tij me të Thaçit janë diametralisht të kundërt, ndërsa, i vëllai i presidentit e akuzoi Pacollin për përfitim nga mërgimtarët.
Dhjetëra gabime drejtshkrimore u gjetën në tekstin e Gani Thaçit.
“Rrahim Pacolli së bashku me Gani Thaçin përbëjnë dyshen grabitqare të mërgimtarëve në pikat kufitare të Kosovës”, kishte vlerësuar Vetëvendosje, duke kërkuar hetim nga Gjykata.



