Pacolli: Edhe shtete të BE-së do ta njohin Kosovën së shpejti

Pacolli: Edhe shtete të BE-së do ta njohin Kosovën së shpejti

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, në adresimin e tij për media në Bruksel, ka paralajmëruar njohje të reja për Kosovën, në mesin e të cilëve edhe nga vende të BE-së, por nuk ka dashur të japë emra specifikë, ndërkohë që ka hedhur poshtë pretendimet e Beogradit zyrtar se ka pasur tërheqje të njohjeve.

“Nuk duhet të merrem me deklarata të të tjerëve. Ne jemi duke krijuar miqësi, marrëdhënie me botën dhe mund t’ju them tani, se kemi me dhjetëra shtete të fuqishme që janë në proces për njohjen e Kosovës dhe këto njohje vijnë nga të gjitha kontinentet. Është proces i pandalshëm, dhe njohjet do të arrijnë dhe mos ta befasojmë askënd. Sa i përket tërheqjes së njohjeve, nuk ka pasur tërheqje… E di se dikush po gënjen, po shpif, nuk ka tërheqje të njohjeve as nga Guineja Bisau. Liberia ka deklaruar se askush nuk mund të flasë të saj, ata kanë konfirmuar marrëdhëniet e mira me Kosovën… Sigurisht po dhe nuk do të jetë befasi për asnjë, pasi procesi i shtetndërtimit të Kosovës është i qartë sa nuk ka të ndalur… Nuk do të përmend emra tani”, ka thënë Pacolli./Periskopi/

Shpërndaje në: