Pacolli ia huq nga entuziazmi i njohjes së re (Foto)

Pacolli ia huq nga entuziazmi i njohjes së re (Foto)

 

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhënë një lajm të mirë, po në kohën kur shteti po shënon 10-vjetorin e Pavarësisë.

Ai ka shkruar në Facebook se Barbadosi e ka pranuar Kosovën. Por nga entuziazmi për të dhënë lajmin, ia ka huqur me një fjalë.

Në vend që të shkruante ‘shteti’, ai ka e ka bërë ‘dhteti’.

Nuk ka mjaftuar shumë kohë, që në profilin e tij zyrtar në Facebook të bëhet ky përmirësim.

‘Në vigjilen e festës së madhe të pavarësisë, që edhe një njohje nga shteti i Barbadosit, Urime Kosovë e dashur!!’, thuhet nga Pacolli/Periskopi/

 

Shpërndaje në: