Pacolli konfirmon takimin me Thaçin, Veselin e Lushtakun

Pacolli konfirmon takimin me Thaçin, Veselin e Lushtakun

Personi i katërt në takimin e zhvilluar mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka dalë të jetë Rrahim Pacolli.

Pacolli, në një bisedë me KTV-në, ka konfirmuar takimin, ndonëse ka thënë se ka qenë një kafe e rastësishme dhe private.

Ne jemi takuar rastësisht për një kafe të mëngjesit”, ka thënë ai, duke mos pranuar që aty është biseduar për seancën konstituive të Kuvendit.

“Unë nuk jam në parti dhe jemi taku privatisht”, ka thënë ai.

Por, Pacolli në fakt ka qenë shef i Shtabit Zgjedhor të AKR-së në zgjedhjet e qershorit.

Shpërndaje në: