Pacolli, i lumtur që e mori LDK-ja
Vetëm disa minuta pasi nënshkroi koalicionin me LDK-në, Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli, këtë akt e cilësoi si “Koalicion të shpresës”.
“Sot lindi koalicioni i shpresës për Kosovën”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në facebook.
“Marrëveshja jonë është lidhur në funksion të së ardhmes së fëmijëve të Kosovës”.
këtë koalicion ai e quan edhe si e ardhmja e vendit.
“E ardhmja evropiane do të jetë e sigurt”, shkroi Pacolli.
Përndryshe, sonte në mesnatë, përfundon afati ligjor për zyrtarizim të koalicioneve të dhënë nga KQZ-ja./Persikopi




