Pacolli në tetor: Kurrë në koalicion me LDK-në, Mustafa më ka mashtruar (Video)

Pacolli në tetor: Kurrë në koalicion me LDK-në, Mustafa më ka mashtruar (Video)

AKR-ja dhe LDK-ja sot kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor për “rikthimin e shpresës në Kosovë”, por për një marrëveshje të tillë lideri i AKR-së thoshte se nuk do të ndodhë kurrë.

Në Interaktiv të KTV-së, në tetor të vitit të shkuar, Behgjet Pacolli që sot nënshkroi marrëveshje me LDK-në, kishte thënë se kurrë s’do të hyjë më në partneritet me partitë që kanë udhëhequr vendin deri tash.

“Përdorimi i termit ‘vijë e kuqe’ po më duket pak banale. Nuk ekzistojnë vija të kuqe, sepse mund të ndodhin plot gjëra. Një gjë është e sigurt se ne nuk do të bëjmë koalicion me partitë me të cilat kemi qenë, kemi eksperiencë. Me PDK-në asnjëherë. Me LDK-në nuk do të jemi kurrë në koalicion. Për arsye se LDK-ja neve na ka mashtruar po ashtu”, kishte thënë ai në Interaktiv, duke thënë se ndihej i tradhtuar nga Isa Mustafa.

Pas nënshkrimit të sotëm, Pacolli ka thënë se Kosova e ka të sigurt të ardhmen evropiane me koalicionin LDK-AKR.

Dëgjojeni deklaratën e Pacollit nga minuta 24:00.

Shpërndaje në: