Pacolli reagon për Aeroportin e Vlorës: Qeveria shqiptare vetëm përfiton, nuk i kushton asnjë cent taksapaguesve
Behgjet Pacolli ka reaguar edhe njëherë në lidhje me Aeroportin e Vlorës, shkruan Periskopi.
Përmes një postmi në Facebook, Pacolli ka kritikuar disa individë që, sipas tij, “pa informim të plotë, japin opinione që nuk pasqyrojnë realitetin”, duke shtuar se “disa prej tyre jo vetëm interpretojnë ngjarje të paqena e të pavërteta, por edhe i lejojnë vetes të ofendojnë”.
Sipas Pacollit, projekti i Aeroportit të Vlorës po zhvillohet sipas afateve kontraktuale dhe pritet të jetë një nga më funksionalët në rajon. Ai e cilësoi këtë si “investimin më të madh në Shqipëri në kuadër të një partneriteti publik-privat”.
Në fund të reagimit të tij, Pacolli kujton edhe aspektin financiar të marrëveshjes:
“Qeveria shqiptare merr 50% të fitimit nga të hyrat e aeroportit, që do të thotë se vetëm përfiton nga afarizmi i tij dhe nuk i kushton asnjë cent taksapaguesve.”



