Pacquaio-Mayweatherin mund të ndodhë

Pacquaio-Mayweatherin mund të ndodhë

Ai pas fitores ëshë shprehur se mund të përballen përsëri me boksierin amerikan, Floyd Mayweather.

“Jam shumë i lumtur. Kam provuar çdo rundë që ta rrëzoj por isha edhe i kujdesshëm”, është shprehur pas fitores 37 vjeçari.

Pacquiao e kishte fituar titullin WBO për herë të parë më 2010 kur kishte mposhtu Miguel Cotton. E humbi atë dy vjet më vonë në përballje me Timothy Bradleyn, dhe e riktheu pas rimeçit ndaj Bradleyt më 2014.

Dhe në vitin e kaluar e humbi atë në përballje me tani të pensionuarin Floyd Mayëeather, i cili ishte prezent në takimin e mbrëmshëm.

“Po e kam ftuar atë që të vinte sonte këtu”, thotë Pacquiao për Mayweatherin.

Ai është pyetur më pas nëse do të donte rimeç ndaj Mayëeatherit, dhe përgjigja e tij ishte se: “Do të shohim”, duke mos përjashtuar mundësinë e një meçi të dytë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: