Pacquiao tregon nëse do të ndodhë revanshi me Mayweather

Pacquiao tregon nëse do të ndodhë revanshi me Mayweather

Manny Pacquiao thotë se revanshi me Floyd Mayweather mund të ndodhë dhe se nuk mund të pensionohet i qetë pas humbjes në vitin 2015.

Boksieri filipinas humbi nga amerikani Mayweather në Las Vegas pas një vendimi unanim.

Dhe së fundmi, dyshja u takuan në Japoni në një koncert, ku ata folën rreth një revanshi.

Related image

”I kam treguar atij se e kam brezin dhe se jam kampion”, tha Pacquiao.

”Nuk mund të pensionohem me mendimet e mia në lidhje me këtë disfatë”.

Në janar, Pacquiao synon ta mbrojë titullin e tij të WBA-s ndaj Adrien Broner./Periskopi/

Shpërndaje në: