Pagoi hotel me 5 yje, por u shokua nga ajo çka gjeti mbi shtrat (Foto)
Qëndrimi në hotele ka sfidat e veta nisur që nga çmimi, pastërtia, komoditeti dhe shërbimi. Gjithnjë shpresoni që të gjeni jo ndoshta kushte të hoteleve me 5 yje, por kushte të përshtatshme qëndrimi.
Klientët e hoteleve jo rrallëherë ndeshen me surpriza të pakëndshme gjatë qëndrimit në hotele dhe me sa duket njëri prej tyre ka qenë mjaft dinak për ta vërtetuar këtë papërgjegjshmëri.
Një përdorues i rrjetit social “Reddit” ka ndarë një incident tronditës, sipas tij, që i ka ndodhur në një hotel.
Kur hyra në dhomë, shkruan ai, gjithçka ishte e pastër dhe në vendin e vet.
Ai u shtri për të pushuar dhe papritur dëgjoi zhurmën e një letre në shpinën e tij.
Duke u përpjekur të mësonte se nga vinte zhurma dhe ai gjeti nën mbulesën e krevatit këtë shënim që e kishte lënë një mysafir i mëparshëm në atë dhomë.



