Pajtohen Neymar dhe Cavani për penalltitë
Neymar ka zbuluar se tani e tutje, penalltitë do të jenë të gjitha të tijat.
Neymar dhe Cavani kanë prishur raportet mes tyre për shkak të ekzekutimit të penalltive, por duket se kjo telenovelë ka marrë fund. Lajmin e ka konfirmuar vetë braziliani, duke thënë se ai është tani “shefi i penaltive”.
“Trajneri më ka zgjedhur mua si ekzekutuesin e penaltive. Cavani nuk e ka problem këtë. Më duhet të marrë përgjegjësinë”, tha Neymar, pasi shënoi një tjetër penalti në sy të Cavanit.
Në fitoren prej 4:0 kundër Montpellier, Neymar realizoi dy gola, njërin nga penaltia e tjetrin pas asistit të bukur nga Cavani



