Pak ditë në pushtet e bëjnë me thinja kryeministrin Kurti (Foto)

Pak ditë në pushtet e bëjnë me thinja kryeministrin Kurti (Foto)

Duket se vetëm dhjetëra ditë në pushtet kanë mjaftuar që kryeministri i Kosovës Albin Kurti të bëhet thinjak. 

Kurti që shquhej për flokët e tij të zinj pis tashmë do të ketë edhe fijet e zbardhuara të flokut.

Kryeministri Thaçi kishte qenë më i njohuri për thinjen e shpejtë të flokëve menjëherë pas ardhjes në pushtet, përcjell Periskopi.

Gjatë kohës si student, kryeministri i tanishëm kishte mbajtur flokë të gjatë por të cilat tashmë i ka shkurtuar.

Ai është vetëm 46 vjeçar.

Në fotografinë e mëposhtshme shihet ai me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, në prag të vendimit për lehtësim të mëtejmë të masave ndaj pandemisë.

Shpërndaje në: