Pak orë para bastisjes, Ministria e Pecit i quajti “shpifje dhe të pavërteta” raportimet se shteti pagoi 66 mijë euro për heqjen e mobilieve që nuk ekzistonin

Pak orë para bastisjes, Ministria e Pecit i quajti “shpifje dhe të pavërteta” raportimet se shteti pagoi 66 mijë euro për heqjen e mobilieve që nuk ekzistonin

Pak minuta më parë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) e udhëhequr nga Faton Peci, u bastis nga njësiti i Krimeve Ekonomike. Ky aksion, u zhvillua pasi Ministria e Pecit kishte paguar 66 mijë euro, për t’i hequr mobiliet që nuk ekzistonin nga ndërtesa ku e kishte selinë AAK-ja”, shkruan Periskopi. Vetëm disa […]

Vetëm disa orë para bastisjes, MBPZHR doli me një reagim rreth këtij raportimi, duke e quajtur si të “pavërtetë dhe të shtrembëruar”.

Sipas Ministrisë, procedurat e prokurimit janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin dhe janë angazhuar kompani profesionale për përgatitjen e projektit ekzekutiv dhe realizimin e punimeve.

Ky nuk është rasti i parë, ku ministria e Faton Pecit është e përfshirë në skandale të tilla.

Periskopi vazhdimisht ka raportuar për afera të tilla në Ministrinë e Pecit.

Duke filluar me grantet, kujtojmë se Pecit vitin e kaluar i dolën “100-mijëshet e shpërndara tek të afërmit e tij”.

100 mijë vëllait të deputetes Pacolli, 100 mijë dajës së deputetes Pacolli, 100 mijë këshilltarit Naim Huruglica, 50 mijë bashkëpartiakut Bahtijar Berisha, 200 mijë deputetit në listën e VV’së për zgjedhjet që lamë pas, Hamdi Jahajt dhe të tjerë…

Pas një sërë hulumtimesh që kishte bërë Periskopi rreth kësaj Ministrie, dyshohet për një skemë të organizuar rreth përfitimit të këtyre granteve.

Periskopi gjeti se Ministria e Pecit, krijoi një komision ilegal që me një laps kimik vendoste kush merr grante e kush jo. Në bazë të e-mail(it) të siguruar, është gjetur edhe mënyra se si zv.Drejtori Arban Hoxha, obligon të gjitha grupet tjera vlerësuese të aplikacioneve, t’ia dorëzojnë dosjet me letrën e informimit për miratimin e granteve, grupit të themeluar nga ai.

Në këtë e-mail thuhet ndër të tjera; Në Letër-informimi për miratimin e projektit, Grupi vlerësues do t’u bjerë me laps kimik investimeve të cilat refuzohen. Investimi e refuzuara do të miratohen nga zv.Drejtori i DMPZHR, i cili do të vendosë nënshkrimin e tij anash çdo investimi të refuzuar.

Skandaloze: Ministria e Pecit krijoi komision ilegal që me një laps kimik vendoste kush merr grante e kush jo (DOKUMENT)

Tjetër…

Një skandal tjetër që e ka përcjellur Pecin, ishte avancimi i Venera Çerkinit, vajzës së tezes Presidentes, Vjosa Osmani në postin “Sekretarit të Përgjithshëm në MBPZHR”.

Që nga fillimet e avancimit nëpër pozita të ndryshme në Ministrinë e Pecit për rastin e Venera Çerkinit, Periskopi ka raportuar vazhdimisht (shiko linqet më poshtë).

Kurti e “han foren” e Pecit – ky i fundit emëroi kundërligjshëm tezaken e Presidentes, shefe të krejt administratës (DOK.)

Në kohën e ministrit Peci, ka pasur dyshime për dallavere në konkurset e hapura në MBPZHR.

Ministria e udhëhequr nga Faton Peci, dyshohet se ka shkelur ligjin në shpalljen e dy konkurseve për punë për pozitën Inspektor i Pylltarisë dhe Inspektor për Toka Bujqësore.

Në kriteteret e përgjithshme formale, në konkursin e shpallur nga Peci, ndër të tjera kërkohet ‘së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Ndryshe nga çka thotë Ligji, ka vepruar në këtë konkurs Ministria që drejton Peci.

Për më shumë, lexoni lajmin e plotë:

Fundi i mandatit, krizë për vota – Dyshime për dallavere në konkurset e hapura nga ministria e Pecit

 

Kur është fundi i mandatit të qeverisë Kurti, Peci ishte treguar i kujdesshëm me stafin e tij politik. Ministri është siguruar që stafi i tij politik të marr pozita si zyrtarë civil. Këtë veprim, ministri Peci e ka bërë “për të shpëtuar” stafin e tij, për arsye se në rast se nuk do të jenë në pushtet, të njëjtit do t’i gëzojnë pozitat e tyre si staf civil.

 

Kur jemi tek punësimet, e kemi edhe një rast tashmë të njohur të Pecit – ‘sikletosja’ e tij në emisionin “Pressing” kur ‘mori vesh’ se motra e Blerim Gashanit, zv. ministër në MPB, njëherit anëtarë i Kryesisë së Listës Guxo, ishte e punësuar në Ministrinë e Pecit.

Reagimi i Pecit në emision ishte epik, aq sa ishte qesharake përgjigja e tij.

Për më shumë lexoni lajmin:

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it