Pak para ardhjes, Dua Lipa ka një mesazh për Prishtinën (FOTO)
Edhe pak ditë kanë mbetur nga koncerti madhështor i Dua Lipës.
Këngëtarja do të performojë në ambientet e parkut të Germisë më 10 gusht.
Babai i Duas, Dukagjin Lipa i cili njëherësh është edhe menaxher i këngëtares, tashmë ka arritur në Prishtinë.
Ai ka postuar një imazh në rrjete sociale, i cili kishte të bënte me koncertin, e të njëjtin e ripostoi Dua me një mesazh.
“PRISHTINË SHIHEMI EDHE DISA DITË. Po vij në shtëpi”, ka shkruar ajo.




