Pal Lekaj: Edhe Pjetërshani krah Aleancës
Kandidati për deputet i AAK, Pal Lekaj ka bërë të ditur se edhe Pjetërshani po jep përkrahje për Aleancën në garën e 28 dhjetorit, raporton Periskopi.
Ai në Facebook ka thënë se dëshira e banorëve të këtij fshati është ndërtimi i Kosovës për të ardhme më të mirë.
Edhe Pjetërshani është fuqishëm krah Aleancës për garën e 28 dhjetorit.
Takimet me banorët e këtij fshati treguan qartë dëshirën e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën. Bisedat e hapura dhe energjia e tyre na japin motivim të madh për të vazhduar rrugën tonë drejt ndryshimit.
Faleminderit Pjetërshan, për mikpritjen dhe përkrahjen tuaj!
#AAK129 #RamushHaradinaj1 #PalLekaj7



