Pal Lekaj ndahet me vëllezër, ja sa pasuri ka tani

Pal Lekaj ndahet me vëllezër, ja sa pasuri ka tani

Pal Lekaj ka deklaruar më pak pasuri, pasi ka treguar se është ndarë nga vëllezërit.

Në regjistrin e deklarimit të pasurisë këtë vit, ish-deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka deklaruar më pak pasuri se një vit më parë.

Arsyeja e rënies së pasurisë familjare të ish-deputetit është ndarja e vëllezërve Lekaj.

Pasuria e ish-deputetit Lekaj sipas regjistrit të deklarimit kalon 1.8 milionë euro.

Lekaj ka deklaruar pasuri të paluajtshme 1 milion e 780 mijë euro dhe pasuri të luajtshme 37 mijë euro.

Të ardhurat vjetore të deklaruara nga ish-deputeti Lekaj kapin shifrën e 23 mijë e 683 eurove.

“Pasuria e cila ka qenë e deklaruar, vitin e kaluar në formularin e deklarimit të pasurisë, tani më nuk është ashtu, për arsye se ka qenë pronë e përbashkët, por tani jemi ndarë me vëllezërit”, tregoi Lekaj në formularin e tij të deklarimit të pasurisë.

Sa ishte bashkë me vëllezër Lekaj kishte deklaruar pasuri të paluajtshme mbi 6 milionë euro, ndërsa pasuri të luajtshme gati 300 mijë euro.

Shpërndaje në: