Pal Lekaj: Rahoveci qëndron fuqishëm krah Aleancës

Pal Lekaj: Rahoveci qëndron fuqishëm krah Aleancës

Në tubimin përmbyllës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të mbajtur sonte në Rahovec, kandidati për deputet, Pal Lekaj tha se Aleanca mori përkrahje të fuqishme nga qytetarët e kësaj komune, duke theksuar se Rahoveci vazhdon të dëshmojë besnikëri ndaj vizionit të punës dhe zhvillimit, raporton Periskopi.

Njoftimi i plotë:

Sonte, në tubimin përmbyllës të Aleancës në Rahovec, morëm përkrahje të fuqishme, ashtu si çdo herë në këtë komunë që ka dëshmuar se qëndron krah nesh.

Si gjithmonë, më nderuan me pritjen dhe përkrahjen e tyre, të cilën do ta kthejmë me punë dhe projekte të mëdha.

Rahoveci i Smajl Latifit i qëndron besnik vizionit të punës dhe zhvillimit dhe numrit 129.

Faleminderit Rahovec!

#AAK129 #RamushHaradinaj1 #PalLekaj7

Shpërndaje në: