Pal Lekaj takon banorët e fshatrave të Pejës: Po ndihet fuqishëm atmosfera e përkrahjes

Pal Lekaj takon banorët e fshatrave të Pejës: Po ndihet fuqishëm atmosfera e përkrahjes

Kandidati për deputet i AAK, Pal Lekaj, ka takuar banorët e fshatrave Nepole, Gllogjan dhe Llugaxhi të komunës së Pejës, ku ka vlerësuar atmosferën dhe mikpritjen si të jashtëzakonshme, raporton Periskopi.

Lekaj ka theksuar se përkrahja për Aleancën dhe vizionin e saj po ndihet fuqishëm, duke shtuar se qytetarët po e mbështesin rrugën drejt një Kosove më të sigurt, me Ramush Haradinajn kryeministër.

Postimi i plotë:

Atmosferë e mikpritje e jashtëzakonshme sonte me banorët e fshatrave Nepole, Gllogjan dhe Llugaxhi të Pejës.

Njëjtë si sonte, në çdo komunë po ndihet fuqishëm atmosfera e përkrahjes së madhe për Aleancën dhe vizionin tonë për Kosovën më të sigurt me kryeministër Ramush Haradinaj.

129 dhe AAK janë numri që do të bëjë ndryshimin për Kosovën, në secilën komunë e fshat të saj.

Faleminderit që jeni krah nesh edhe në këtë garë.

#AAK129 #PalLekaj7

Shpërndaje në: