Palestinezi vret vajzën 13-vjeçare izraelite në gjumë

Palestinezi vret vajzën 13-vjeçare izraelite në gjumë

Një vajze izraelite e moshës 13-vjeçare është mbytur me thikë në dhomën e saj të gjumit në Bregun Perëndimor. Sulmuesi palestinez, i quajtur Mohamad Tra’ayra, i moshës 19-vjeçare kishte plagosur një oficerë policie para se të qëllohej për vdekje.

Viktima, e cila u identifikua nga mjekët me emrin Hallel Yaffa Ariel. Ajo vdiq menjëherë pas plagëve të marra, njofton The Guardian.

Sipas raporteve të para, oficerët izraelitë të sigurisë mbërritën në shtëpinë e saj në pjesën Kiryat Arba të Bregut Perëndimor, pranë qytetit palestinez të Hebronit, menjëherë pas sulmit dhe thyen derën e shtëpisë.

Një oficerë u godit me thikë dhe u plagos rëndë, para se të goditej për vdekje sulmuesi. Zyrtarët palestineze e identifikuan vrasësin si Mohamad Tra’ayra nga fshati fqinj Bani Na’im.

Shpërndaje në: