Palestrat ngrohen vetëm për ndeshje ndërkombëtare, jo edhe për ato vendore

Palestrat ngrohen vetëm për ndeshje ndërkombëtare, jo edhe për ato vendore

Klubet kosovare që po marrin pjesë në Ligën Ballkanike, në ndeshjet që i organizojnë vetë, ngrohin palestrat ose tentojnë t’i ngrohin në masën e kërkuar me rregulla – 16 gradë celsius, por jo edhe për ndeshjet vendore, shkruan sot Koha Ditore.

Ngrohja në ndeshjet kampionale llogaritet luks, megjithëse në palestra temperatura di të jetë edhe minus zero gradë celsius. Klubet ankohen se është kosto e papërballueshme për të ngrohur palestrat për çdo ndeshje. E Federata e Basketbollit e Kosovës ka mirëkuptim, megjithëse ka ulur dukshëm kërkesën për ngrohje në 10 gradë celsius.

 

Shpërndaje në: