Pamela Anderson pa filtrat e famës: Transformimi natyral në “People” që flet për forcën dhe qetësinë e saj
Askush nuk e kishte imagjinuar se Pamela Anderson do të hiqte dorë nga imazhi i saj ikonik që e bëri të famshme në mbarë botën. Sot, ajo është një grua krejtësisht tjetër, natyrale, elegante dhe e çuditërisht e qetë
Pamela Anderson, e cila për dekada ka qenë simbol i sensualitetit dhe glamuorit, ka surprizuar publikun kur vendosi të braktisë kaçurrelat bionde të famshme për një nuancë të ngrohtë të së kuqes dhe një prerje shumë më të shkurtër, me onde të buta natyrale. Ky ndryshim i madh, i prezantuar fillimisht në fillim të tetorit, tani është zyrtarizuar me paraqitjen e saj të re në kopertinën e revistës “People”.
Në fotosesionin e ri, Pamela shfaqet pa pikë grim, një zgjedhje që ka ngritur diskutime në internet për fuqinë e natyralitetit në botën moderne të bukurisë. Veshur me një triko të kaltër të butë, ajo pozuan me një shikim të qetë dhe delikat, një imazh krejtësisht ndryshe nga estetika dramatike me të cilën jemi mësuar prej saj.
View this post on Instagram
Rikthimi drejt natyralitetit
Në vitet e fundit, Pamela është bërë një nga zërat kryesorë të lëvizjes së bukurisë natyrale në Hollywood. Ajo është shfaqur disa herë në evente të mëdha pa grim, përfshirë Javën e Modës në Paris dhe ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme për guximin e saj.
Kritikët e modës e kanë cilësuar shpesh si “rebele” dhe “frymëzim për brezat e rinj”, ndërsa platforma të njohura si Vogue dhe Harper’s Bazaar e kanë lavdëruar për sinqeritetin dhe autenticitetin që sjell në industri, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.



