Pamje epike: Granit Xhaka feston fitoren ndaj Evertonit si asnjëherë më parë

Pamje epike: Granit Xhaka feston fitoren ndaj Evertonit si asnjëherë më parë

Rreth 8,000 tifozë të Sunderlandit udhëtuan për të mbështetur skuadrën e tyre në ndeshjen e FA Cup ndaj Evertonit.

Pas 90 minutash që përfunduan 1-1, ndeshja u vendos nga penalltitë, ku Sunderland triumfoi 3-0.

Videoja nga ndeshja tregon emocionin dhe gëzimin e kapitenit Granit Xhaka, i cili feston me tifozët e klubit, si dhe reagimet e lumtura të bashkëlojtarëve të tij, raporton express, transmeton Periskopi.

Ky sukses vendos Sunderlandin një hap më afër fazave të mëtejshme të FA Cup dhe tregon lidhjen e veçantë mes lojtarëve dhe tifozëve të apasionuar./Periskopi/

Shpërndaje në: