Pamje me plotë të qeshura, kur Shaqiri pranon çmimin si ‘Lojtari i Ndeshjes’ (VIDEO)

Pamje me plotë të qeshura, kur Shaqiri pranon çmimin si ‘Lojtari i Ndeshjes’ (VIDEO)

Xherdan Shaqiri ishte vendimtar në fitoren e Liverpool 3 me 1 ndaj Manchester United. 

Dhe pa asnjë dyshim, ishte pikërisht zviceriani ai që fitoi çmimin e ‘Lojtarit më të mirë të ndeshjes’, transmeton Periskopi.

Këtë çmim ai e mori nga duart e legjendës Jamie Carragher, i cili edhe tha një batutë interesante.

Legjenda angleze i tha Shaqirit se “Gary Neville ishte këtu por nuk donte që ta jepte ai çmimin”, dhe më pas plasi e qeshura.

Kujtojmë se Neville ishte një nga kritikuesit e mëdhenjë të yllit të Liverpool, derisa shkoi deri në atë pikë sa e quajti ‘dembel’ futbollistin nga Zhegra.

Shaqiri filloi të qeshtë, ndërsa mori në duar çmimin e parë këtë sezon. /Periskopi

Shpërndaje në: