Pamje nga dasma e Besit dhe Xhensilës, ja çka i thanë njëri tjetrit gjatë betimit (Foto/Video)

Pamje nga dasma e Besit dhe Xhensilës, ja çka i thanë njëri tjetrit gjatë betimit (Foto/Video)

Sonte te Pallati i Brigadave këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Besart Kallaku po mbajne ceremonine e marteses.

Kengetarja na e kishte treguar disa herë fustanin, por Xhensila Myrtezaj e dinte se askush s’e priste një fustan kaq madhështor. Jo më larg se sot në mëngjes, ajo na gostiti me këtë foto ku dallohej fustani prapa saj.

Por s’paska qenë asgjë! Fustani i nusërisë së Xhensilës ishte madhështor në të gjitha kuptimet. Në ngjyrën klasike të bardhë, super voluminoz, me një bisht aq të gjatë sa duheshin dy njerëz për ta mbajtur, Xhensila Myrtezaj ia besoi gjithë madhështinë fustanit, duke zgjedhur t’i mbante flokët të lëshuar.

Por një ndër mometet kryesore të ceremonise është kur çifti betohen para njëri-tjetrit. Dhe kështu Besi në vend të fjalëve të embla, nuk u shkëput nga profesioni i tij si aktor humori dhe betimin e nisi me batutë.

“Të premtoj se do të ul çmimit e ujit , nejse…Xhensia Myrtezaj që sot e mbrapa do të jesh Xhensila Kallaku”, tha Besi. Dhe në këto momete të pranishmit ai nisën së qeshurës dhe duke duartrokitur.

Ndërsa nga ana tjetër Xhensila kishte pregatitur një betim mjaft emocionues: “Ti je i vetmi që e bën realitet këtë ëndërr. Bashkë po nisim një fletë tjetër sot, ndoshta një volum tjetër, e ç ‘rendësi ka, jemi dhe do të jemi. Para teje, para familjarëve tanë, para miqve tanë të shenjtë betohen … Të dua!”, tha Xhensila.

 

Shpërndaje në: