Pamje nga nata e beqarisë së Aferdita Dreshajt
Festat para martesës për Afërdita Dreshajn kanë nisur herët.
Madje ajo po feston natën e beqarisë një muaj përpara.
Mbrëmë këngëtarja shqiptare ka mbledhur shoqet dhe disa imazhe nga ndeja i ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
Ajo dhe i fejuari i saj, hokeisti çek Jakub Kindl dashurinë e tyre do ta kurorëzojnë me martesë më datë 29 të muajit tjetër (Qershor) dhe përgatitjet veçse kanë filluar.
E duke qenë se kaq herët ka nisur festa e beqarisë së Afërditës, duket se do të kemi edhe shumë ndeja të tilla nga ajo.
Në fund të vitit të kaluar ajo ka pranuar propozimin më romantik të mundshëm në një ambient përrallor dhe foto nga ajo natë kanë qarkulluar në të gjitha mediat.
Tani me padurim po pritet që ta shohim se si do të duket modelja shqiptare nuse pranë çekut







