Pamje nga vendi ku mbeti i vdekur Polici, qytetarët mundohen ta largojnë veturën nga rruga (Video)
Një zyrtar policor ka ndërruar jetë sa ishte duke vozitur në Prishtinë, shkruan Periskopi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllan, i cili shtoi se vdekja e viktimës dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit.
“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, tha Pllana
Nga pamjet e siguruara shihet se qytetarët e largojnë veturën nga rruga, derisa edhe njësitë policore janë në vendin e ngjarjes.



