Pamje të frikshme: Djali pohon se një fantazmë ia ka pushtuar banesën (Foto/Video)
Një ilustrator i cili ka frikë për të qëndruar në shtëpinë e tij është duke u përndjekur nga një fantazmë e quajtur ‘i dashuri David’, ndërkohë ka ndarë disa përditësime direkte të çuditshme që kanë ndodhur në banesën e tij.
Adam Ellis pretendon se fantazma e një fëmije të vdekur po sulmon apartamentin e tij në Nju Jork – dhe tani ai ka ngarkuar një video që beson se e argumenton dyshimin e tij, raportoi The Sun, transmeton Periskopi.
Adami filloi të shpërndajë përvojat e tij në fillim të muajit, por tani ky aktivitet paranormal si duket është përshkallëzuar. Fillimisht, ai ëndërronte se djali i ri fantazmë e kishte kërcënuar atë në llojin e një komploti për ta vrarë atë.
Por më pas ai filloi të vërejë ndryshime të pazakonshme në banesën e tij, duke përfshirë lëvizjen e mobiljeve dhe, macet e tij duke vepruar në mënyrë të çuditshme.
Përdoruesit e Tëitter janë habitur nga historia e frikshme e fantazmës, duke analizuar hijet në dhomën e Adamit.
Pas instalimit të sensorëve të lëvizjes dhe kamerave në dhomën e tij, Adami u bë edhe më i shqetësuar./Periskopi/







