Pamje të mrekullueshme në stadiumin e Prishtinës, ndriçohet emri i Fadil Vokrrit (Video)
Fadil Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor të këtij viti, derisa stadiumi i Prishtinës tani mban emrin e tij
Në ditëlindjen e 58-të të Fadil Vokrrit stadiumi i Prishtinës mori emrin e tij, transmeton Periskopi. 
Pak minuta më parë u hodhën fishekzjarre në nderim të Vokrrit me ç’rast u ndriçua edhe emri i tij tek stadiumi i klubit nga kryeqyteti. /Periskopi/



