Pamje të reja nga fillimi i dasmës së Afërdita Dreshajt, festë e çmendur në autobus

Pamje të reja nga fillimi i dasmës së Afërdita Dreshajt, festë e çmendur në autobus

Për këngëtaren Afërdita Dreshaj dita e sotme është mjaft e veçantë pasi do të kurorëzojë në martesë dashurinë e saj me partnerin Jakub Kindl. Por festa ka nisur që dje.

Këtë e ka zbuluar vetë Afërdita nëpërmjet postimeve të shumta që ka bërë në “Instastory”. Vetëm pak orë përpara dasmës, ajo ka publikuar foto e video ku po dëfrehet me miqtë e familjarët e ftuar.

Siç shihet, ata kanë vendosur të organizojnë një super festë në autobus, ku duket se po kalojnë shumë bukur.

Shoqëruesja e nderit do të jetë motra e Afërditës, Jehona, ndërsa shoqëruesi i dhëndrit do të jetë vëllai i Jakub-it, Denisi, i cili ka një ngjashmëri të paparë me të.

Panorama Plus

Shpërndaje në: