Panairi i Automjeteve “Prishtina International Autoshow” nis më 11 maj (Foto)

Panairi i Automjeteve “Prishtina International Autoshow” nis më 11 maj (Foto)

Shoqata e Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS”, organizojnë panairin e Automjeteve “Prishtina International Autoshow”.

Panairi do të mbahet në sallën e Panaireve në Shkabaj (magjistralja Prishtinë – Mitrovicë) në datat 11 deri më 14 Maj 2017 dukë filluar nga ora 10:00 deri në 20:00 çdo ditë.

Në këtë panair i cili do të jetë më ndryshe se të gjitha panairet e mbajtura deri më tani në Kosovë do të prezantohen 21 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja, modele nga fjala e fundit e teknologjisë dhe inovacionit nga industria e automjeteve botërore.

Të pranishme në këtë panair do të jenë brendet: Alfa Romeo, Audi, Citrown, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volkswagen.

Bujar Hoxha, Kryetar i Shoqatës së Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) tha: “Në këtë panair po marrin pjesë pothuajse të gjitha brendet që shiten dhe distribuohen në Kosovë dhe këtu do të prezantohen modelet më të reja, të cilat deri më tani qytetarët nuk kanë pasur mundësi që t’i shohin. Do të ketë prezantime speciale dhe shumë gjëra interesante”.

Kurse Leart Zeqa, nga kompania MODUS, e cila në bashkëpunim me SHIAR e organizon këtë panair tha: “është kënaqësi që të organizosh diçka të tillë dhe jemi duke bërë gjithçka që ky panair të jetë një ngjarje shumë interesante dhe e paharruar për të gjithë vizitorët. Kjo ngjarje do të jetë një ngjarje atraktive për krejt qytetarët, të rinjtë dhe familjarët, e jo vetëm adhuruesit e Autmobilave”, përfundoi Z. Zeqa.

Përveç Automjeteve që do të zënë pjesën kryesore të hapësirës prej mbi 2,000 m2, do të jenë prezentë edhe kompani tjera të cilat në një formë apo tjetër kanë lidhje me industrinë e automobilizmit si banka e institucione financiare, kompani të pasijeve, vajrave dhe aksesore për automjete, por nuk do të mungojë edhe aspekti argëtues si muzikë, pije dhe ushqim të ndryshëm.

Në panair do të jetë edhe këndi i lojërave në mënyrë që ky eveniment të jetë gjithëpërfshirës dhe të ofrojë argëtim për të gjithë familjen.

Hyrja në panair do të jetë falas!

Transporti nga qyteti i Prishtinës (Newborn) e deri në sallën e Panaireve do të jetë pa pagesë, mundësuar nga Komuna e Prishtinës përmes Autobusëve të saj.

Ky panair mbështetet edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Shpërndaje në: