Panik në Ksamil, aktori shqiptar goditet me tytën e pistoletës: Roza Lati tregon se si u qëllua në nofull artisti

Panik në Ksamil, aktori shqiptar goditet me tytën e pistoletës: Roza Lati tregon se si u qëllua në nofull artisti

Teksa xhironin për emisionin “Bukë me vete” të Roza Latit, stafi i emisionit të “Ora News” është përfshirë nga paniku nga një skenë e ndodhur në njërën prej rrugëve të Ksamilit.

Stafi ka dëshmuar se një person i armatosur i kishte dalë përpara njërës prej makinave ku ndodhej aktori Enea Arapi dhe i kishte kërkuar atij të ulë shpejtësinë, megjithëse shpejtësia kishte qenë e ulët.

Më pas, personi i paidentifikuar e kishte kërcënuar Enea Arapin, duke e goditur në nofull me tytën e pistoletës së tij dhe ishte larguar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk ka mundur të identifikojë personin e armatosur, pasi kamerat e sigurisë në lokalin aty pranë ishin hequr.

Moderatorja Roza Lati ka rrëfyer me detaje si ka ndodhur ngjarja dhe i ka bërë thirrje të gjithë pushuesve në Ksamil të bëjnë kujdes nga skena të tilla të papritura në mes të rrugës.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Kosova shihet si një shënjestër potenciale e Iranit, për shkak të pranisë së KFOR-it dhe…

Pamje si nëpër filma: Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë

Rruga “Malush Kosova” në Prishtinë ka pësuar një shembje të madhe. Sipas pamjeve shihet një…

Mbi 1 mijë 400 zyrtarë ende s’e kanë deklaruar pasurinë, edhe tri ditë afat

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) bëri të ditur se vetëm tri ditë para përfundimit…

Muriqi optimist: Do të japim gjithçka nga vetja për të fituar

Portieri i kombëtarës së Kosovës Arjanet Muriq, është shprehur optimist për ndeshjen e së martes…

Fisnik Asllani: Nuk më intereson kush është favorit, ashtu ishin edhe Sllovakia dhe Suedia

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani para ndeshjes finale të ‘play-off’-it me Turqinë tha se Kosova…

OVL-UÇK dënon ekspozitën për masakrat, të hënën protestë para Kuvendit

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar ashpër ndaj ekspozitës…