Panucci vëzhgon lojtarin shqiptar por e fejuara ka një ankesë (Foto)

Panucci vëzhgon lojtarin shqiptar por e fejuara ka një ankesë (Foto)

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Cristian Panucci ka kohë që ka filluar një tur vëzhgimi për të gjithë lojtarët aktualë ndërkohë që sipas burimeve ka kërkuar edhe të rinj për t’ju bashkuar përfaqësueses.

Ai ka qenë dje në Francë për të ndjekur nga afër mbrojtësin 25-vjeçar, Ivan Balliu.

Ai ka qenë dje i pranishëm në stadiumin e Metzit ku Balliu ka luajtur si titullar në ndeshjen Metz-Guingamp 1-3. Së bashku me Panuçin ka qenë edhe bashkëshortja e tij bukuroshe, Samanta Tonji, e cila ka postuar edhe një foto nga stadiumi.

E megjithatë, jo gjithçka ka shkuar sipas planeve të partneres bukuroshe të trajnerit, pasi siç “ankohet” edhe vetë ajo, dje në atë zonë të Francës kanë qenë temperatura të ulëta shkruan Panorama Sport.

“Lajmi në këtë moment është që këtu (në stadiumin francez) bën freskët dhe duhet shalli dhe një bluzë”, është postimi i Tonjit në “Instagram”. Por me siguri prania e Panuçit në krah e ka ngrohur balerinën dhe drejtuesen televizive italiane. /albeu.com/

Shpërndaje në: