Papa Leo kërkon armëpushim të menjëhershëm
Papa Leo XIV bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm të dielën, ndërsa luftimet, duke u bërë apel të gjitha palëve që të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe të mbrojnë civilët.
Duke folur pas lutjes së tij të mesditës në Vatikan, Papa u shpreh se ndihej “më afër se kurrë” me popullin e Libanit, transmeton Klankosova.tv.
Ai theksoi se parimi i humanitetit i detyron të gjitha palët të mbrojnë popullatat civile nga pasojat e luftës, ndërkohë që sulmet izraelite vazhdojnë në rajonet jugore.
Apeli i tij vjen në një moment kur operacionet ushtarake janë intensifikuar në jug të Libanit ditët e fundit, pas veprimeve të reja tokësore dhe shkëmbimeve të zjarrit me raketa ndërkufitare në fillim të prillit 2026.
Ndërsa sulmet në Bejrut janë zbutur, përleshjet vijojnë pranë kufirit, duke rritur shqetësimet e vëzhguesve ndërkombëtarë.
Papa Leo gjithashtu uroj edhe Pashkët Ortodokse dhe bëri thirrje për më shumë vëmendje ndaj konflikteve në Ukrainë dhe Sudan.



