Paqe në Wanda Metropolitano, Barcelona vazhdon në krye (VIDEO)
Atletico dhe Barcelona kanë barazuar 1 me 1 në ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave në La Liga, në Wanda Metropolitano.
Ndeshja filloi me shumë tensione, duke ditur edhe rëndësinë që kishte kjo sfidë për kreun e tabelës.
Barcelona e Valverdes dominoi gjithë takimin, por në mbrojtjen e çeliktë të Atleticos ishte e vështirë të deportoje.
Gjithsesi, zhvillohet minuta e 77-të dhe sulmuesi që nuk dinte çka është goli që nga muaji shkurt, Diego Costa shënoi për t’i dhënë avantazhin ‘Los Colchoneros’.
Kur ndeshja mendohej se do ti takonte Atleticos, Ousmane Dembele realizoi golin e barazimit për mysafirët në minutat e fundit.
‘Katalanasit’ vazhdojnë të jenë në krye me 25 pikë, një më shumë se sa skuadra e Simeones që gjendet gjithashtu një pozitë më poshtë. /Periskopi/



