Para dy jave ia shkaktoi humbjen e parë Barcelonës në La Liga, sot përcolli ndeshjen Ferizaj-Vëllaznimi (Foto)
Enis Bardhi ishte prezent në stadiumin e Feronikilit në Drenas ku u zhvillua ndeshja e barazshit ndërmjet Ferizajt dhe Vëllaznimit
Enis Bardhi pati një sezon fantastik në La Liga me Levanten, derisa para dy jave i shënoi dy gola Barcelonës për t’ia shkaktuar humbjen e vetme në kampionat skuadrës katalunase për edicionin 2017/18, shkruan Periskopi.
Në ndeshjen e barazhit një tifoz i Ferizajt u takua me Bardhin dhe bëri një fotografi me yllin shqiptar të cilin nga edicioni i ardhshëm mund ta shohim në ndonjë klub më të madh se Levante.
Bardhi e ndoqi nga afër vëllaun e tij, i cili luan për skuadrën e Ferizajt.
Ferizaj mposhti me anë të penalltive Vëllaznimin (3:2) dhe nga edicioni i ardhshëm do të luajë në Superligë./Periskopi/




