Para festës së Bajramit rriten çmimet, një kilogram arra kushton 10 euro

Para festës së Bajramit rriten çmimet, një kilogram arra kushton 10 euro

Kur jemi vetëm edhe dy ditë larg nga festa e Fitër Bajramit, tregtarët nuk u kursyen që të rrisin edhe çmimin e arrave, që konsiderohet një nga përbërësit kryesor në bakllavën, që tradicionalisht gatuhet për festën.

Në tregun e Prishtinës, një kilogram arra po shihet deri në 10 euro, e ku qytetarët për Ekonomia Online kanë thënë se rritja e çmimeve në produktet bazë është e papërballueshme.

Kadri Krasniqi, qytetar shprehet se çmimet nuk do të ulen asnjëherë dhe se personat që nuk kanë të ardhura e kanë të vështirë mbijetesën.

“Çmimi i ushqimeve ka shkuar shumë lart, ka dikush që s’mund t’i dal në skaj fare, s’ka të ardhura, s’ka pension edhe s’ka asgjë. SubhanAllah, veç koha e vështirë ka ardh boll, dikush ka hyp në hava, dikush ka ra poshtë, e qysh do të bëhet çka do të mbarohet, këto nuk e dimë çka është hiç. O vallahin kur të vdesim se sa të jemi gjallë nuk mendoj që bien poshtë, një sen që shkon përpjetë, shtir o me ra teposhtë”, tha Krasniqi për EO.

Gjithashtu edhe Anita Pakashtica pohon se me pagat që janë në vend është e vështirë e përballueshme kostoja e jetesës.

“Shumë shtrenjtë, krejt është shtrenjtë, çkado me ble, dikah për ramazan i kanë ulë do çmime, ama nëpër vende tjera jo, shumë janë shtrenjtë. E përballueshme me zor, që ski qare. Duhet me u liru çmimet, qysh me jetu njerëzit, s’kanë qysh me jetu, rrogat e vogla pensionet e vogla, veç Albin Kurti na e rriti pak pensionin”, tha Pakashtica për EO.

Një qytetar tjetër pohon se faji i rritjes së çmimeve është Qeveria e Kosovës.

“Po normal, ka hyp nafta, hypin të gjitha senet. Jo more pensionerët po vdesin, s’po kemi pare për barna, jo për këto lëvizin çdo orë, merren vesh mes veti, hipin artikujt deficitar, çmimet pa kontroll. Kush me i liru, hala kanë me i shtrenjtu. Dihet kush është, mos të themi, Qeveria”, tha qytetari./Periskopi

Shpërndaje në: