Paralajmërimet e Trump për tarifa, kryeministri i Suedisë: Ne nuk do të lejojmë të shantazhohemi
Kryeministri i Suedisë thotë se janë duke u zhvilluar “diskutime intensive” me vendet evropiane për të vendosur një përgjigje të koordinuar ndaj kërcënimit të Donald Trump për tarifa.
“Ne nuk do të lejojmë të shantazhohemi,” shkroi Ulf Kristersson në një postim në rrjetet sociale, raporton SkyNews
“Vetëm Danimarka dhe Groenlanda vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën.
Unë do të qëndroj gjithmonë në mbrojtje të vendit tim dhe të aleatëve tanë fqinjë.”
Ai shtoi se kjo është një “çështje e BE-së” që prek shumë më tepër vende sesa ato që po veçohen nga presidenti i SHBA-së./Periskopi/



