Parashikimi i motit për ditën e hënë
Dita e hënë do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.
Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 dhe -1 gradë Celsius, ndërkaq, gjatë ditës pritet rritje e temperaturave, me maksimale që do të arrijnë nga 9 deri në 13 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 4 metra në sekondë.



