Parashikimi i motit për sot
Dita e premte pritet të karakterizohet me mot të vranët, reshje shiu e bore.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimalet do të shkojnë deri në 8°C.
Bëhet e ditur se era do të fryjë në drejtim të verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.



