Parashikimi i motit për të premten

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë ndonjë reshje të izoluar, kryesisht në formë të shiut të ngrirë apo shqote. Mëngjesi pritet të karakterizohet me vranësira të ulëta apo mjegull lokalisht, ndërsa gjatë ditës këto pritet të tërhiqen.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi prej 7-26 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C. /MeteoKosova/

Shpërndaje në: