Parlamenti Europian nuk kushtëzon me versionin aktual të demarkacionit
Parlamenti Europian ka dalë me një kumtesë zyrtare rreth një orë, pasi Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian nuk i ka dhënë dritën e gjelbër Kosovës, Për fillimin e negociatave të Parlamentit me Këshillin e BE-së për vendimin formal për liberalizimin e vizave.
Në komunikatën zyrtare të PE-së thuhet se Kosova nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuara nga BE-ja për liberalizimin e vizave, Derisa përmendet kushti për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
“Njëra nga 95 kriteret që Kosova duhet të përmbush për të sigurojë heqjen e vizave, është ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e zi, proces që është ende në pritje”, thuhet në kumtesën e PE.



