Partia e Ramush Haradinajt bën edhe një koalicion

Partia e Ramush Haradinajt bën edhe një koalicion

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të martën ka arritur marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e 11 qershorit, me Partinë Social-Demokrate të Kosovës dhe Ballin Kombëtar të Kosovës.

Akti i nënshkrimit është bërë në Selinë e AAK-së në Prishtinë, nga kryetari Ramush Haradinaj dhe kryetarët respektivë të këtyre dy partive, Bajram Kelmendi dhe Selman Berisha.

Shpërndaje në: