Partizani transferon futbollistin e njohur (Foto)

Partizani transferon futbollistin e njohur (Foto)

Ai është një emër shumë i njohur në Superligë, Cetkovic, i cili është aktivizuar me Lacin në sezonet e fundit.

Është cilësuar si një prej futbollistëve më të mirë të huaj në vitet e fundit, ndërkohë që nga janari do të jetë pjesë e 15 herë kampionëve të Shqipërisë.

Përmes një komunikimi publik, Partizani zyrtarizon blerjen e mesfushorit malazez: “Klubi njofton se ka mbyllur me sukses tratativën me Marko Cetkoviç.

Fantazisti malazez është përforcimi i radhës i 15 herë Kampionëve të Shqipërisë, pasi ka firmosur sot kontratën me klubin e kuq.

Lojtari, i cili spikati në kampionatin tonë përgjatë dy sezoneve me Laçin, rikthehet në Shqipëri pas eksperiencës 6-mujore në kampionatin boshnjak, me skuadrën e Sarajevës.

Mesfushori fantazist, i cili do të mbajë në fanellë numrin 21, konsiderohet mjaft i vlefshëm për objektivat që skuadra ka në këtë sezon futbollistik, fitimin e titullit kampion.”

cetkovic

Shpërndaje në: