Partizani vazhdon ëndrrën për Champions League

Partizani vazhdon ëndrrën për Champions League

Klubi shqiptar Partizani ka kaluar tutje në kualifikimet për Ligën e Kampionëve pasi ka eliminuar Ferencvarosin e Hungarisë.

Pas barazimit 1 me 1 në Shqipëri, Partizani barazoi me të njëjtin rezultat edhe në Hungari duke çuar ndeshjen drejt vazhdimeve.

Në vazhdime nuk u shënua asnjë gol dhe fituesi u caktua pas gjuajtjes së penaltive, ku shqiptarët fituan me rezultat 3 me 1.

Shpërndaje në: