Pas Albulena Haxhiut, a u takua Ramiz Lladrovci edhe me këshilltaren e Osmanit?- Detaje tregon vetë ajo

Pas Albulena Haxhiut, a u takua Ramiz Lladrovci edhe me këshilltaren e Osmanit?- Detaje tregon vetë ajo

Pas takimit me deputetën e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiun, një të tillë u raportua se pati Ramiz Lladrovci edhe me këshilltaren e presidentës Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, shkruan Periskopi. 

Periskopi ka kontaktuar Kadaj-Bujupin në lidhje me këtë, por e njëjta mohoi se është takuar me Lladrovcin këto ditë.

“Ajo është një e pavërtetë e madhe. Zotëri Lladrovcin e kam shok që 20 vjet, por nuk jemi taku këto ditë dhe nuk jemi taku prej takimit të fundit kur ka qenë në vizitë zyrtare me presidenten në Zvicër”, tha Kadaj-Bujupi për Periskopin.

Ndërkohë, Lladrovci dje konfirmoi se ka drekuar me deputetën e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiun.

“Po, sot kam drekuar me znj. Haxhiu, në “Blinajë”, në Fushticë, dhe ishte drekë e lidhur me çështje krejt personale. Besoj e dini se gjyshin e saj, Bacën Ahmet e kam pasur mik dhe njeri shumë të besueshëm gjatë kohës së ilegales, prandaj, është çështje personale”, tha Lladrovci për VOX Kosova./ PERISKOPI

Shpërndaje në: