Pas analizave mjekësore, dita e parë e Shaqirit në Liverpool – takimi me Klopp, Keita…
Liverpooli ka publikuar disa pamje ku shihet Xherdan Shaqiri duke u kënaqur në ditën e tij të parë pas nënshkrimit nga Stoke.
Reprezentuesi i Zvicrës i është bashkuar skuadrës angleze për 13 milionë funta dhe tani është duke provuar që të përshtatet sa më shpejt me ekipin nga Anfield.
Liverpool ndoqi Shaqirin në çdo hap të rrugës në ditën e tij të parë, nga momenti kur paketonte gjërat e tij në dhomën e hotelit e deri tek takimi me Jurgen Klopp në bazën e stërvitjeve Melwood, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Në një video, Shaqiri shfaqet duke marrë trajtimin mjekësor, nëpërmjet disa mostrave të gjakut që i merr stafi mjekësor dhe në skanimin e MRI.
Derisa ai qëndronte në veturën e tij, tha “Unë dëshiroja të isha këtu qysh para katër viteve, dhe jam vërtetë i lumtur që jam këtu dhe nuk po mund të presë për të filluar me klubin e madh”.
“Trajneri është shumë i rëndësishëm për mua, e njohë atë nga Gjermania. Që prejse kam ardhur këtu, ai ka ndryshuar mentalitetin e futbollit dhe është shumë familjar dhe kjo është shumë e rëndësishme”.
Në Melwood është pritur nga Keita, Virgil van Dijk dhe Georgino Wijnaldum./Periskopi/













