Pas artikullit të Periskopit, ambasadorja Çitaku premton se s’do ta prish më serialin për kosovarët (Foto)

Pas artikullit të Periskopit, ambasadorja Çitaku premton se s’do ta prish më serialin për kosovarët (Foto)

Periskopi dje bëri një raportim sarkastik mbi postimet e fundit të ambasadores së Kosovës në ShBA, znj.Vlora Çitaku, e cila duke qenë me orën lokale më të hershme se në vendin tonë, zbulonte se çka do të ndodhte në serialin e famshëm “Game Of Thrones”.

Por, znj.Çitaku është treguar e vëmendshme dhe ka premtuar se nuk do të zbulojë skenat nga episodat e ardhshëm të këtij seriali për audiencën kosovare.

Në postimin e saj në Twitter, ajo thotë se “mediumi ynë e ka akuzuar për abuzim pushteti shkaku i ‘spoilerëve’ për episodin e fundit të Game Of Thrones,” Më tej shton: “Vërtet duhet t’i kem mërzitur fansat në Kosovë. Kësisoj, solemnisht premtoj se nuk do ta përsëris më.”

Shpërndaje në: