Pas asaj që ia bëri Valon Behrami, Neymar përqeshet keq për stilin e flokëve (Foto)

Pas asaj që ia bëri  Valon Behrami, Neymar përqeshet keq për stilin e flokëve (Foto)

 

Ai mund të jetë një nga lojtarët më kreativë të botës, por sulmuesi i Brazilit, Neymar, i është nënshtruar një vlerësimi të pamëshirshëm në Twitter lidhur me flokët e tij.

Kishte një  hairstyling të çuditshëm në ndeshjen e Kupës së Botës kur Argjentina dje u ndesh me skuadrën e Zvicrës.

Shumë njerëz në Twitter vënë në pah lodhjen kur Neymar hyri në fushë në Rostov-on-Don, madje flokët e tij i krahasuan me pasta dhe me ato të këngëtares së famshme Emeli Sande, shkruan RT, transmeton Periskopi.

Disa madje thanë se ishte prerja më e keqe që kishin parë në një Kupë Botërore, pasi bashkëlojtari i tij Ronaldo dikur  mbante një frizurë të çuditshme.

Neymar, i vlerësuar si një nga futbollistët më të mirë në botë është turpëruar keq nga lojtari shqiptar në skuadrën e Zvicrës, Valon Behrami.

Argjentina dhe Zvicra përfunduan ndeshjen 1-1./Periskopi/

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: