Pas çmimit që mori, Flori Mumajesi me dedikim për personin e zemrës
Flori Mumajesi po merr pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.
Flori Mumajesi në festivalin “Kënga Magjike” këtë vit vendosi të garojë me baladën “Plas”.
Po me këtë baladë, e cila përmbante vargje që burojnë nga shpirti, këngëtari fitoi çmimin “Balada më e mirë”.
Me të pranuar trofeun për këtë çmim, Flori i dedikoi disa fjalë zemre nënës së tij.
“Do i bëj dashurisë time më të madhe një dedikim. Të dua mam”, ka thënë Flori me shumë emocion.
https://www.youtube.com/watch?v=qTULrBgM9WA



